Kombinimet e çuditshme të ushqimeve nuk janë gjë e re, por një eksperiment i fundit i ka lënë shumë njerëz pa fjalë.
Një krijues dixhital, me emrin e përdoruesit ‘ëhathoëtry’, ka shpërndarë pamje në platforma të ndryshme sociale, ku thotë se është duke bërë kafe me pastë dhëmbësh.
Ai tha se kjo gjë është e vërtetë dhe se nuk po bën shaka, shkruan Indianexpress, transmeton Klankosova.tv.
Ai fillon duke përzier pastën e dhëmbëve dhe më pas ebën bashkë me qumësht dhe kafe.
Pasi gota e kafesë me pastë dhëmbësh të jetë gati, e lyen me disa tableta mente.
Ai tha se nuk duhet habitur nëse pija rezulton paksa “freskuese” për shijen tuak dje kjo përzierje u prit me komente nga më të ndryshmet.
"E bëra këtë dhe stomaku filloi të më dhembte", tha një komentues.
“Pasta e dhëmbëve është në fakt shumë e dëmshme për t’u gëlltitur. As edhe aq për një foshnjë”, shkruan një tjetër.
Megjithatë, ky nuk është i vetmi kombinim i çuditshëm i ushqimit që po bëhen në rrjetet sociale.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.