Qysh nga hera e parë kur dyert e shtëpisë më të famshme në Kosovë u hapën, saktësisht në vitin 2022, shumë figura me fluks ia mësyen të bashkoheshin në të. Dikush më pak interesant e dikush më shumë, shumë personazhe me titullin publik hynë në këtë shtëpi për të treguar veten në rreth 100 ditë.
Tre vite radhazi, periudha vjeshtë/dimër nëpër shtëpitë ku ka shqiptarë është e rezervuar për një qëllim, që të mblidhen familjarë e miq dhe të shohin se çfarë po ndodh në Big Brother VIP Kosova.
Është ndër eksperiencat më të vështira që personazhet përjetojnë, por është një mundësi po ashtu të cilën e çmojnë shumë ata që pranojnë ftesë për t’u bërë pjesë e saj. E ka edhe disa të tjerë që ftesën mundohen me mish e me shpirt ta vetëmarrin.
Një mënyrë të veçantë e ka gjetur Labinot Rexha, këngëtari të cilin shpesh e shohim nëpër studio televizive e diskutime publike. Shpejt nëpër rrjete sociale u shpërnda lajmi se ky këngëtar, që po kërkonte një ftesë për t’u bërë pjesë e shtëpisë së BBVK4 dhe nuk po e merrte tash e sa kohë, do të protestojë fiks para dyerve të Klan Kosovës, pak metra larg shtëpisë që është rezervuar tashmë për shumë banorë.
Data 29 tetor, periudha kur të gjithë po komentonin për hyrjet në këtë Big Brother të ri, ishte e rezervuar për ta ngritur zërin Labinot Rexha me miq, me qëllimin e vetëm që t’i mundësohet privilegji i të qenit pjesë e shtëpisë. Bashkë me disa shokë, jo edhe shumë në numër, po kërkonte hapjen e një televotimi.
Për rreth gjysmë ore, protesta me pankarta e disa miq u mbajt para Klan Kosovës. Afër saj po qëndronte policia. E kur të gjithë po mendonim se këta njerëz me uniformë ishin mbledhur për ta mbajtur rendin dhe qetësinë, ndodhi e papritura.
Labinot Rexha u dënua nga Policia e Kosovës për shkak se nuk e kishte lajmëruar protestën paraprakisht, sipas rregullave, me një gjobë prej 1000 eurosh, ndonëse protestues nuk kishte shumë.
Shtëpisë së Big Brother shumë personazhe ia kanë pa hajrin, e Labi me gjasë e ka nuhatur mirë këtë. Me histori e strategji është përgatitur, pikëpyetje mbetet vetëm përgjigjja e produksionit. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=b3doAqRbWPQ
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.