Nuk u mbajt as në Beograd, e as në Prishtinë.
Por, presidentja Vjosa Osmani, që shkoi për herën e dytë në samitin e Bërdo-Brijunit, ende po këmbëngulë që ky takim rajonal të mbahet në Kosovë. Të paktën, vitin e ardhshëm.
Për njohësin e marrëdhënieve ndërkombëtare, Shqiprim Pula, një ngjarje e tillë do të ishte në favor të Kosovës.
Kosova ka qenë më 2016 nikoqire e një takimi tjetër rajonal i njohur si Gërmia Hill, e ku pjesëmarrës ishte edhe ish-kryenegociatori kryesor serb, Ivica Daçiq.
E Gërmia është opsion edhe për takimin eventual të samitit Bërdo-Brijuni. Kështu të paktën thotë nga eksperti i protokollit, Haki Merovci, i cili vlerëson se Kosova ka kapacitete nikoqirllëku.
"Salla adekuate me tavolinë të rrumbullakët, shumë delikatesë me flamuj të vegjël dhe pa etiketa të titullarëve shtetërorë. Sallë ndihmëse për takime eventuale dypalëshe, hapësirë e mjaftueshme për medie. Përveç darkës apo drekës, pse jo edhe një piknik në Gërmi për ta thithur ajrin e pastër të ngjashëm me atë të Bledit", thotë Merovci.
Sllovenia e ka organizuar katër herë takimin e Bërdo-Brijunit, Kroacia dy herë, ndërsa Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina nga një herë.
https://www.youtube.com/watch?v=0Q3e8FgerDw
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.