Në rubrikën “Në formë” të emisionit “Ora 7” në Klan Kosova, i ftuar ishte instruktori i fintesit, Besnik Humolli.
Humolli foli për rritjen e gjoksit tek femrat me anë të ushtrimeve në palestër.
“Fillimisht duhet të kuptohet se anatomia e gjoksit të femrës dallon me atë të mashkullit. Meshkujt kanë më tepër inde muskulore, ndërkohë femrat më tepër inde dhjamore. Kjo është arsyeja që ushtrimet tek femrat ndikojnë më pak. Meshkujt me ushtrime arrijnë goxha mirë ta rrisin dhe ta zhvillojnë gjoksin, kurse te femrat nuk është e njëjta gjë”, tha ai.
Ndiqni më poshtë intervistën e plotë:
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.