Emmanuel Macron do të sfidohet për herë të dytë nga rivalja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen për ta marrë edhe një mandat në presidencën franceze.
Me 97% të rezultateve të numëruara, Emmanuel Macron mori 27.6% të votave, Marine Le Pen 23.41% dhe kandidati tjetër, Jean-Luc Mélenchon 21.95%.
Të drejtë vote në zgjedhjet e 10 prillit patën 48 milionë francezë, ndërkaq në garë ishin 12 kandidatë.
https://klankosova.tv/kush-jane-e-cka-ofruan-kandidatet-per-president-te-frances-nga-mbeshtetja-per-rusine-e-deri-te-ideja-per-dalje-nga-nato/
"Mos bëni gabim, asgjë nuk është vendosur", iu tha ai mbështetësve Macron të dielën.
Le Pen nga ana tjetër iu bëri thirrje çdo votuesi jo-Macron që t'i bashkohet asaj dhe siç tha "të rivendosë Francën në rregull".
https://klankosova.tv/le-pen-i-rrezikon-postin-e-presidentit-emanuel-macronit-video/
Por, a mund t’i fitojë Marine Le Pen zgjedhjet franceze?
Politikanja e ekstremit të djathtë mori rezultatin e saj më të lartë ndonjëherë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të dielën.
Ajo tani do të përballet me presidentin aktual francez Emmanuel Macron në balotazhin e 24 prillit.
Se sa do të ndryshonte
Franca me Le Pen në Pallatin Elysee, mund ta shihni në këtë material të përgatitur nga BBC, transmeton Klankosova.tv.
https://www.bbc.com/news/av/world-europe-61064426
Familja e Marin Le Pen, ka qenë sinonim i ekstremit të djathtë në Francë për dekada, ndërsa prej humbjes më 2017, ajo e ka reformuar partinë e saj, duke krijuar një mëzash të qëndrueshëm kundër imigracionit e kundër BE-së, që ka rezonuar me votuesit e pakënaqur.
Ajo në të kaluarën ka shprehur admirimin e saj për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, ku edhe ka marrë kredi në një bankë ruse për fushatën e saj presidenciale më 2017, ndërsa tani dënon pushtimin e Rusisë në Ukrainë.
Premtimet e Le Pen janë se do ta ndalojë abuzimin me të drejtën e azilit, me anë të një referendumi për kufizimin e imigracionit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, ajo thotë se dëshiron që ta lejojë mbajtjen e hixhabit islam në vende publike, gjë që tani është e ndaluar.
Marine Le Pen dëshiron të heqë dorë nga tatimi mbi të ardhurat për ata nën 30 vjeç dhe të përjashtojë kompanitë nga kontributet tatimore nëse rrisin pagat minimale me 10% për shumë nga stafi i tyre.
Por, cilat janë shanset e Macron që ta rimarrë edhe mandatin e dytë në krye të Francës?
Kur
Emmanuel Macron u bë presidenti më i ri i Francës në vitin 2017, kjo vulosi një rritje meteorike të tij, pasi ai nisi një lëvizje politike centriste të quajtur "La Republique En Marche" për të sfiduar partitë tradicionale franceze, transmeton Klankosova.tv.
Pesë vjet më vonë, Macron vazhdon ta dominojë politikën franceze.
Macron ka qenë prej kohësh favorit për t’i fituar zgjedhjet, por sondazhet e fundit treguan se rivalja e tij kryesore, Marine Le Pen, e ka ngushtuar epërsinë dhe do t’i krijonte atij një sfidë të fortë në balotazhin e 24 prillit.