Rita Ora duket se dërgon një mesazh për kolegen e saj Beyonce duke u paraqitur në të njëjtën veshje si kjo e fundit në videoklipin “Formation”.
25 vjeçarja, Rita Ora, është parë në West Hollywood me këtë veshje prej 745 funta angleze, të hënën, pas akuzave të fundit ndaj saj për një lidhje me reperin Jay Z, transmeton Klan Kosova.
Pas publikimit të albumit të Beyonce “Lemonade”, fansat e saj kanë reaguar ndaj një kënge ku ajo këndon për “Becky me flokë të mira” e cila “ka një takim me mashkullin e saj”, duke supozuar që vajza për të cilën këndon Beyonce është Rita Ora.
Para Ritës, Rachel Roy ka qenë e përfolur që është vajza misterioze të cilës i këndon Beyonce.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.