Këngëtarja e njohur botërore Rihanna ditëve të fundit është përfolur në media për shtatzëninë e saj.
Por, ajo sërish u bë kryetemë e mediave ndërkombëtare, kjo pasi dyshohet se është fejuar me të dashurin, reperin Asap Rocky.
Këto dyshime u përhapën pasi Rihanna, të hënën, derisa ishte duke blerë rroba për fëmijë në Kitson të Los Angeles, u pa me një unazë të madhe diamanti në gisht.
Ky detaj menjëherë u vërejt nga adhuruesi dhe mediat, të cilët supozojnë se ajo është fejuar në fshehtësi, shkruan PageSix, transmeton Klankosova.tv.

●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.