Dritën e Gjelbër nga shumica e thjeshtë e deputetëve e mori në tetor të vitit që shkoi.
E veç me votën kundër në Kuvend, Ligjin për Qeverinë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës edhe do ta kontestojë në Gjykatën Kushtetuese, pasi sipas kësaj partie përmban shkelje ligjore.
Besnik Tahiri, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, që mori këtë nismë, shton se njëri hap u kalua derisa shprehet optimist se do të arrihet edhe i dyti, duke mbledhur 30 nënshkrime të deputetëve opozitar.
Kritika për hartimin e këtij ligji ka edhe shoqëria civile që kërkon evitimin e pazareve me dikasteret e ekzekutivit në të ardhmen. Por, AVONET ka spikatur edhe një tjetër pikë diskutabile, atë që ministri të mund të drejtojë Mbledhjen e Qeverisë.
Një projektligj i tillë ishte pjesë e agjendave legjislative që nga viti 2008 dhe është aprovuar disa herë në qeveri, mirëpo, asnjëherë nuk ka marrë aprovimin përfundimtar të Kuvendit të Kosovës.
https://www.youtube.com/watch?v=pODm855sBwA
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.