Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të vazhdojë t’i bojkotojë seancat parlamentare, por ka bërë me dije se do të kthehet në parlament, vetëm kur do të diskutohet për demarkacionin kufitar me malin e zi.
Kjo është thënë në një konferencë për media të kësaj partie, nga nënkryetari Ali Berisha duke thënë se marrëveshjet e dëmshme për Kosovën, atë me Malin e Zi për demarkacionin dhe për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe, do t’i kundërshtojnë edhe brenda edhe jashtë kuvendit.
Berisha po ashtu, ka theksuar se deputetët e AAK-së, nuk do të hedhin gaz lotsjellës.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të merr pjesë as në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.