Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se kanë marrë vendim që në lexim të dytë të buxhetit do të kërkojnë rritje të pagave prej 30 për qind për zyrtarët publik.
Tahiri tha se do të prezantojnë një amandament në buxhett i cili do të lidhet drejtpërdrejt për ngritje lineare të pagave prej 30 për qind në të gjitha nivelet, përveç deputetëve, ministrave dhe anëtarëve të tjerë të kabinetit.
Kurse, deputeti i kësaj partie, Pal Lekaj, ka thënë se këtë rritje të pagave do ta kërkojnë deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave.
“Kjo ngritje do të kërkohet deri në miratimin e Ligjit të Pagave. Përndryshe, nëse qeveria s’vepron, ju po e shihni se inflacioni ka arritur 19.3% dhe shërbyesit civil dhe ata që punojnë pandërprerë janë të sulmuar nga kjo qeveri”, është shprehur Leka, njofton Klankosova.tv.
Më tej, ai bëri të ditur se në rast se nuk do të hasin në mirëkuptimin e qeverisë për këtë amandament, atëherë ata do të votojnë kundër edhe në leximin e dytë të buxhetit.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.