Profesori Musaj Paçarizi, i cili ligjëron në Fakultetin e Shkencave matematiko-Natyrore, dega e Kimisë i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Në takimin që ai e pati me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn dhe bashkëpunëtoret e tij, tha se i bashkohet vizionit të Haradinajt dhe të AAK-së, i bindur se kjo është zgjidhja e duhur.
AAK-së këto ditë i janë bashkuar disa emra të njohur të jetës publike dhe shkencore, ndërkohë që kjo parti thekson se është në bisedime edhe me grupe e parti më të vogla, për zgjedhjet e parakohshme 11 qershorit, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.