Haki Abazi nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se institucionet e vendit janë jolegjitime dhe antidemokratike e që ju ngjasojnë atyre që kanë qenë antishqiptare dhe të kontrolluara nga Beogradi.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Abazi thotë se kjo qeveri sot është edhe kundër vullnetit të shumicës, njofton Klan Kosova
“Ka pasë qeveri të dhunshme ky vend, ka pasë qeveri që ka përjashtu punëtorët nga puna, arsimtarët e nxënësit nga shkolla, ka pasë edhe të atillë që në emër të popullit kanë dënuar patriot me qindra vjet. Sot kemi institucionet me jolegjitime dhe antidemokratike që ju gjasojnë atyre që kanë qenë antishqiptare dhe të kontrolluara nga Beogradi”.
“Pa marrë parasysh qeverinë e sikletit e kuislinge deri në zgjedhje, ne organizohemi bashkë për me shpëtu prej COVID-19 dhe me shpëtu prej papërgjegjësisë së nje grupi që kurrë nuk e ka pasë qëllim as interesin e qytetarëve dhe as bërjes së shtetit”.
Mes tjerash Abazi fton qytetarët që të respektojnë rekomandimet e dhëna nga IKSHPK dhe MSh.
Postimi i plotë:
Ka pasë qeveri të dhunshme ky vend, ka pasë qeveri që ka përjashtu punëtorët nga puna, arsimtarët e nxënësit nga shkolla, ka pasë edhe të atillë që në emër të popullit kanë dënuar patriot me qindra vjet. Sot kemi insitucionet me jolegjitime dhe antidemokratike që ju gjasojnë atyre që kanë qenë antishqiptare dhe të kontrolluara nga Beogradi. Në atë kohë kushdo që ka bashkëpunuar kundër vullnetit të shumicës shqiptare është konsideruar “shqiptar i ndershëm”, sot kjo qeveri është kundër vullnetit të shumicës shqiptare. Kush do me mbetë pa nder e pa respekt në historinë e bërjes së shtetit?
Pa marrë parasysh qeverinë e sikletit e kuislinge deri në zgjedhje, ne organizohemi bashkë për me shpëtu prej COVID 19 dhe me shpëtu prej papërgjegjësisë së nje grupi që kurrë nuk e ka pasë qëllim as interesin e qytetarëve dhe as bërjes së shtetit.
#maskedistancepastrim
#Zgjedhje
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.