Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, iu ka shprehur ngushëllime familjes nga Rahoveci që ka humbur sot anëtarin e familjes nga sëmundja e Covid-19.
Abazi ka theksuar se distanca sociale e fizike dhe mbajtja e pastërtisë në nivelin më të lartë është forma më e mirë deri tani, përderisa nuk ka vaksinë e as ilaçe shëruese për Covid-19, njofton Klan Kosova.
“Ngushëllime të sinqerta për familjen nga Rahoveci që ka humbur sot anëtarin e familjes nga sëmundja e Covid-19”.
“Bashkëndjejmë dhimbjen dhe mërzinë me të gjitha familjet në Kosovë e gjithandej globit që janë prekur e kanë ndjerë pasojat nga kjo pandemi globale”.
“Ne duhet të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm dhe të përgatitur me të gjitha masat që të mbrojmë jetët e secilit. Distanca sociale e fizike dhe mbajtja e pastërtisë në nivelin më të lartë është forma më e mirë deri tani, përderisa nuk ka vaksinë e as ilaçe shëruese për Covid-19”.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.