Turneun e takimeve me strukturat partiake e qytetarë, Lidhja Demokratike e Kosovës, të enjten, e nisi në Podujevë.
Në mbledhjen në atë që njihej si bastion i këtij subjekti, bashkë me kryetarin Lumir Abdixhiku erdhën edhe deputetë të kësaj partie.
Nuk mungoi as e porsa aderuara, Doarsa Kica Xhelili, por aty nuk u pa një koleg i saj, figurë e moçme e LDK-së në Llap, Agim Veliu, njofton Klan Kosova.
Llapjanët e LDK-së kërkuan rikthimin e fitores në Podujevë.
Këtë e dëgjoi i pari i partisë.
Pos përforcimit të subjektit që e drejton, Lumir Abdixhiku foli edhe për punën e qeverinë, posaçërisht kreut të saj, Albin Kurti.
https://www.youtube.com/watch?v=fTXqgYO6gnI
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.