Tensionet e fundit në veri, i nxorën në konferencë në qendër.
Lidhja Demokratike e Kosovës, po vlerëson se sulmeve nga bandat në veri iu bashkua edhe shefi i qeverisë në Prishtinë, por ky kundrejt miqve ndërkombëtarë, raporton Klan Kosova.
Kjo parti akuzon qeverinë se po e cenon interesin e Kosovës duke ua kthyer shpinën Amerikës e Bashkimit Evropian.
Sipas kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, kryeministri Albin Kurti ka zgjedhur të luftojë kundër aleatëve tanë perëndimorë.
“Një luftë e tillë nuk e ndihmon Kosovën, sepse e rrezikon Kosovën. Një luftë e tillë nuk e fuqizon Republikën, sepse e pakëson atë. Një luftë e tillë nuk na bën më Sovran, sepse na e cungon sovranitetin. Sepse nuk i shtrin institucionet në veri, por e largon veriun nga institucionet e nga Kosova", ka thënë Abdixhiku.
LDK-ja sipas kryetarit të saj, ka tri kërkesa për të dalë nga kjo situatë. E para sipas Abdixhikut është thirrja në interpelancë e kryeministrit Albin Kurti.
Lideri i LDK-së shtoi se për ta ndalur këtë degradim nga Kurti, nga e mërkura partia e tij do të përdorë krejt rrugët demokratike, por nuk përjashtoi as ato jo institucionale.
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
https://www.youtube.com/watch?v=ffxs4X3NxaU
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.