Lidhja Demokratike e Kosovës mbajti tubim në Viti, ku nuk mungoi kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku.
I pari i këtij subjekti politik kërkoi votë për Sokol Halitin, të cilit iu referua si kampion, derisa ky i fundit ia ktheu disi nderin kur e përshëndeti shefin si “kryeministër të ardhshëm”.
Në këtë tubim, kandidati i LDK-së nuk paraqiti ndonjë projekt specifik për mandatin që synon, por votën tregoi pse duhet t’ia japin vitiasit.
“Duhet të më besoni përsëri, sepse s’flasim fjalë boshe, por e kemi dëshmuar me punë dhe besë”, është shprehur ai.
Për më tepër ndiqni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:
https://www.youtube.com/watch?v=DrwTuj_jVx8
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.