Krahas himnit shtetëror e kombëtar, tingëllon edhe ai dardan.
Kështu nisi të enjten Akademia Përkujtimore e Lidhjes Demokratike në nder të kolonel, Ahmet Krasniqi ku shfaqet edhe një dokumentar për veprën e tij, raporton Klan Kosova.
Në 25 vjetorin e vrasjes tinëzare në Tiranë u kujtua shkathtësia e ministrit të parë të luftës. Me përgatitjen e Krasniqit dhe unifikimin e radhëve ushtarake ishin krenarë bashkëluftëtarët.
Ekzekutimi pa autor qe motiv për të luftuar deri në liri e pavarësi, sipas kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
E familja e heroit të Kosovës, që këtë nder e mori pas pavarësimit, është mirënjohëse ndaj Fatmir Sejdiut.
Pasardhësit të trimit, Aziz Zhilivoda, iu nda dekorata e LDK-së “Doktor Ibrahim Rugova”. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=36l9hFGF8es
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.