Njohësi i Lindjes së Mesme, Driton Tali thotë se Turqia, Arabia Saudite, Indonezia, Jordania e Egjipti, sipas mediave ndërkombëtare, janë duke i bërë presion Hamasit, që ai ta pranojë planin e çarmatimit.
Sipas Talit, nga ana tjetër ka shtete që mbështesin Hamasin, siç është Irani, transmeton Klankosova.tv.
Lutfi Bilalli nga ana tjetër thotë se forcat e Hamasit, janë të vështira të çarmatosen.
Ndërsa Arientin Abdyli, në emisionin “Kosova Today”, tha se Hamasi duhet ta pranojë humbjen.
“Duhet ta pranojnë një realitet, e kanë humbur luftën”, tha Abdyli.
https://www.youtube.com/watch?v=ML1vHnjGruA
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.