Gazetari, Arientin Abdyli tha se ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka dështuar në fushën e artit.
Ai thotë se greva e stafit të Teatrit Kombëtar, është mjaftueshëm dëshmi për këtë dështim, transmeton Klankosova.tv.
“Institucioni kryesor kulturor që e prezanton artin, kulturën e një populli, dhe është karakteristikë shumë e veçantë për ta identifikuar një komb apo shtet qysh është Teatri Kombëtar, që tre muaj ditë është në grevë. Ministri ynë nuk mundet me arrit me e bë një marrëveshje me rreth 70 punëtorë”.
“Edicioni i teatrove është anuluar. Në vitin 2025 institucioni kryesor kulturor artistik nuk ka program, punëtorët janë në grevë. Kjo tregon që është dështim total”, tha ai në Kosova Today.
https://www.youtube.com/watch?v=k4d2g1SpyxU
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.