Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës për informimin e qytetarëve rreth pandemisë së koronavirusit, përveç tjerash, ka në dispozicion edhe një numër kontaktues, ku duhej të ishte i qasshëm 24 orë.
Por, kanë rrjedhur ankesa se në numrin që gjendet në faqet zyrtare të IKSHP-së ''038 200 80 800'', nuk paraqitet askush, njofton Klan Kosova.
Me një problem të tillë së fundi u ballafaqua edhe aktorja e njohur Aurita Agushi, e cila këtë e ka treguar përmes një postimi në Facebook.
''33 herë kam thirr prej mëngjesit në 038 20080800 – Qendra e thirrjeve e IKSHP-së dhe nuk paraqitet shpirt i gjallë. Pirolla ju qoftë!'', ka shkruar aktorja.

Ndërkohë, situata me pandemi në vend po vazhdon të përkeqësohet, vetëm dje janë shënuar 205 raste të reja me koronavirusin.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.