Ylli hollivudian, Adam Sandler, është pajtuar me faktin që “kritikët ia urrejnë filmat”.
Sandler, ndonëse ndër aktorët komikë më të suksesshëm në arkat filmike, shumë shpesh është vënë në shënjestër të kritikëve që ia kanë sharë filmat që i ka prodhuar.
“Kur kritikët filluan të më urrejnë, unë ndihesha keq për familjen time dhe vetëm ndihesha keq për njerëzit që kishin punuar zellshëm në ata filma. Kam pasur shumë aktorë të mirë në filma,” ka thënë Sandleri.
“Është shumë mirë, gjithçka ka rezultuar shkëlqyeshëm. Dhe është në rregull, e kuptoj. Kritikët nuk kanë për të krijuar lidhje me gjëra të caktuara. E kuptoj që filmi nuk u shkrep”.
https://www.youtube.com/watch?v=XbPe6l0g0Nc
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.