Adele fitoi tre nga katër çmimet kryesore në Brit Awards të martën, ku ajo gjithashtu realizoi një performancë të këngës së saj "I Drink Wine".
Këngëtarja fitoi çmimet si artistja, albumi dhe kënga më e mirë e vitit me "Easy on Me" shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv
Të paktën tani për tani, Robbie Williams është ende përpara Adelës si artisti më i vlerësuar në historinë britanike me 13 çmime teksa Adele ka 12.
Pasi fitoi të parin nga tre çmimet e saj, për këngën më të mirë, Adele tha: "Nuk mund të besoj se një baladë për piano fitoi kundër kaq shumë zhurmave".
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.