Ajo po përgatitet për fillimin e qëndrimit të saj të përfolur prej kohësh në Las Vegas.
Por, këngëtarja Adele mori pak kohë nga agjenda e punës për të shijuar një darkë romantike me të dashurin e saj Rich Paul në Santa Monica.
Ylli i hitit “Easy on me”, dukej e lezetshme e veshur me një bluzë të bardhë dhe pantallona gri, ndërsa u pa duke shkuar në restorantin italian, Giorgio Baldi.
Stilit të saj, Adele, i kisha shtuar edhe një palë atlete sportive të markës New Balance si dhe një çantë të bardhë me tegela, Ralph Lauren, shkruan Daily Mail, transmeton Klankosova.tv.
Agjenti sportiv Rich dhe Adele, të cilët dolën publikisht me romancën e tyre verën e kaluar, mbajtën distancën ndërsa dolën nga restoranti dhe u drejtuan për në makinë.
Ajo njoftoi datat e reja në korrik, pas anulimit të befasishëm të tyre, duke bërë që shumë fansa të saj të anulonin biletat e udhëtimit të rezervuara enkas për koncertet e Adele.
Por, Adele do të dalë para publikut të saj të gjerë duke filluar nga muaji nëntor i këtij viti.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.