Moderatorja e Klan Kosovës, Adelina Hasani është bërë nënë për herë të parë.
Lajmin e ka bërë të ditur vet ajo, duke njoftuar gjithashtu se Zoi është emri që ka zgjedhur për bebin e saj, përcjell Klankosova.tv.
Përmes një shkrimi në Instagram, Adelina ka thënë se ajo dhe bashkëshorti i saj do të përkushtohen që t’ia mësojnë vajzës së tyre dashurinë, mirësinë dhe guximin.
“Jeta me ty sapo ka nisë dhe është shumë më e bukur se që e kam imagjinu gjatë nëntë muajve të shtatzënisë edhe pse çdo ditë e jetoja me ndjenjën se ti ishte mrekullia që po rritej brenda meje”.
“Çika jeme, nuk e dimë se me çka jeta ka me na përballë, por për aq sa do të kemi jetë unë dhe babi yt, do të përkushtohemi çdo ditë me ta mësu dashninë, mirësinë dhe guximin”, ka shkruar ndër të tjera Adelina./Klankosova.tv
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.