Adelina Tahiri në skenë gjithmonë është shfaqur fine. Si në klipe e këngë, ashtu edhe në intervista e paraqitje televizive. Ajo është komentuar për bukurinë e saj si një Barbie, për linjat e theksuara trupore, dhe për zërin e krijimin artistik.
Por të jesh Adelina Tahiri do të thotë të komentohesh shumë edhe për gjithçka që supozohet të jetë private. Mallkimin e të qenit VIP, artistja e përjetoi në secilën fazë të jetës, që nga paraqitja e parë në skenë.
Pavarësisht të gjithë titujve, spikatur qëndron edhe sot martesa e saj me Serjoza Markov. Historia e tyre e dashurisë është e veçantë, sepse nuk nisi as nga rrjetet sociale e as nga lokalet e natës, siç mund të paragjykohet. Serjoza qe avokati i Adelinës kur ajo pati nevojë, dhe lidhja e tyre nisi nga momentet personale të këngëtares. Në një kohë kur të gjithë po shkruanin lloj-lloj lajmi për këtë lidhje, Adelina kishte bekimin e babait të saj dhe një dashuri të pamposhtur për partnerin.
Ata, pavarësisht problemeve që një çift mund të ketë, u dashuruan deri në pikën ku në jetë sollën bekimin e tyre, djalin që e pagëzuan me emrin Jon.
Mbajmë mend që edhe atëherë, Prive Klan Kosova qe e pranishme, kur ata po festonin për djalin që do të vinte në këtë jetë, në një babyshower të kuruar me detaje. Shtatë vjet më parë, Adelina, e veshur në të bardha, ishte siguruar që çdo gjë në këtë festë të mbante notën 10. Ishte e emocionuar sepse po bëhej nënë për herë të parë.
Kështu, Adelina Tahiri dhe Serjoza Markov u bënë nga ata çiftet që i shkelën thashethemet me këmbë, dhe më 4 shtator të këtij viti festuan si familje e lumtur ditëlindjen e 7-të të djalit të tyre.
Prive Klan Kosova, përsëri nuk mungoi. Nuk mungoi as përkushtimi i Adelinës për ta bërë festën e djalit të saj sa më unike.
Në kopshtin e shtëpisë së çiftit ishin të ftuar plot 120 mysafirë, në mesin e tyre rreth 50 fëmijë, e të tjerët të rritur. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=JXOgL18ATvQ
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.