Në Maqedoninë e Veriut tashmë janë mbyllur kutitë e votimit për zgjedhjet lokale që u mbajtën sot.
Në lidhje me rezultatin për Klan Kosovën ka folur nënkryetari i Aleancës Kombëtare për Integrim, Arbër Ademi, i cili tha se trendi për këtë parti është pozitiv karshi VLEN-it.
“Marrë përgjegjësi, në nivel shteti të kemi një fitore të madhe me një distancë të madhe të AKI-së përballë VLEN-it. Megjithatë është herët të flitet për rezultate përfundimtare por po flasim për trendin i cili është krijuar në më pak se 1/3 e votave të numëruara”.
“Madje, në disa komuna nuk janë numëruar as 1/5 e votave. Mirëpo, ajo të cilën ne kemi përpunuar si shtab qendror flet për një trend tejet pozitiv, për një epërsi tejet të madhe të Aleancës Kombëtare për Integrim karshi VLEN-it”, tha Ademi, njofton Klankosova.tv.
Në këto zgjedhje, të drejtë vote kishin 1 milion e 832 mijë e 415 qytetarë të regjistruar në Listën Zgjedhore.
https://www.youtube.com/watch?v=wiF_A07-HRc
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.