Gazetari nga Maqedonia e Veriut, Nevri Ademi, ka thënë se banorët e ndërtesës së njëjtë, ku ka banuar 24-vjeçarja nga Gjakova që vdiq në Tetovë, kanë deklaruar se e ndjera ishte vazhdimisht në një presion psikologjik.
Në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, ai ka deklaruar se banorët i kanë treguar se nga banesa e vajzës ishin dëgjuar vazhdimisht britma, dhe se së fundi e stresonte dikush shumë atë.
“Kjo i bie se nuk është një vetëvrasje e zakonshme siç po mundohen ta trajtojnë institucionet”, ka thënë Ademi.
Daorsa Spahija do të varroset sot nga ora 14:00 në varrezat e qytetit të Gjakovës. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=Sewm_ca3o1Y
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.