Shumë njerëz janë tepër të entuziazmuar me duelin në mes të Floyd Mayweather dhe Manny Pacquiao, por duket se ky fans e ka tepruar paksa.
Përderisa adhuruesit e sportit veshin fanella sportive dhe mbathje me të preferuarit e tyre, gjithmonë ekziston dikush që adhurimin e dërgon në një nivel tjetër.
Ky njeri, që nuk i dihet identiteti ka vendosur të bëjë këtë qethje në kokën e tij, ku shihen dy boksierët fytyrë me fytyrë, pranë njëri-tjetrit.
Mbetet të shihet pas ndeshjes nëse fansi kreativ, do ta largojë nga koka boksierin që humbë ndeshjen, apo do të vazhdojë t’i mbaj të dy.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.