Këtë të shtune në emisionin “Familja ime” është diskutuar për kujdesin dhe dashurinë ndaj kafshëve.
Arbnor Cana, adhurues i kafshëve, ka treguar se kur ka vendosur që të ketë një kafshë shtëpiake.
“Vendimi ka qenë në njëfarë mënyre një lloj unanimiteti. Koha kur e kemi marrë Locon ka qenë koha e pandemisë dhe donim të kemi dikë që na largon nga ato lajme dhe konspiracione që gjatë asaj kohe kanë qenë stresuese”.
Cana ka thënë që e kanë përzgjedhur këtë racë për shkak të ambientit ku jetojnë.
“Kemi hulumtuar raca të ndryshme, por për shkak të rrethanave se ku jetojmë e kemi marrë një qen më të vogël dhe në bazë të hulumtimeve e pamë që ky lloj ishte më i miri”.
https://www.youtube.com/watch?v=u8IfROCwDzQ
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.