Organizata “Admovere” po kërkon ndihmë për mbledhje të informacioneve për masakrën në Reznik, e cila ndodhi më 6 prill 1999.
Përmes një publikimi në facebook, “Admovere” ka njoftuar se bashkë me Organizatën “Integra”, së shpejti do ta botojnë librin “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, në të cilin do të pasqyrohen me tekst (shqip, sërbisht e anglisht) dhe fotografi të gjitha masakrat që janë kryer në Kosovë më 1998-1999.
“Për këto masakra, i kemi hulumtuar rrënjësisht raportet e organizatave vendore e ndërkombëtare, artikujt në mediet vendore e ndërkombëtare, raportet e gjykatave, e kështu me radhë. Çuditërisht, për disa prej masakrave nuk ka materiale në burimet e sipërpërmendura. Njëra nga to është Masakra e Reznikut, ku më 6 prill 1999, janë vrarë 9 civilë në familjen Ujkani. I lusim banorët e fshatit Reznik dhe të tjerët që nëse kanë për këtë masakër ndonjë fotografi, video, artikull gazete, raport, libër, e kështu me radhë, t’i dërgojnë në faqen tonë në Facebook.” potencuan ata në thirrjen e tyre për ndihmë drejtë vetëdijsimit mbi temën.
https://www.youtube.com/watch?v=PW_5sL5CgxU
●●●
EKSHKRIMI NGA
Ernata Koliqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.