Adobe është gjigant në lëmin e krijimit të softuerëve për editim të fotografive dhe videove.
Me zhvillimin e pajisjeve mobile është shtruar nevoja e krijimit të tyre për ato platforma.
Deri tani versioni mobil ka qenë në dispozicion vetëm për pajisjet iOS.
Kompania ka njoftuar se ka krijuar një version të aplikacionit Premiere Clip për platformën Android.
Nëpërmjet këtij aplikacioni videot mund të bashkohen, të hiqen pjesët e panevojshme, të shtohen efekte dhe vija muzikore.
Premiere Clip ofron edhe një mundësi për t’i organizuar automatikisht videot.
https://www.youtube.com/watch?v=kU_hKmPHV9Y
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.