Një studim i ri britanik ka zbuluar se adoleshentët kanë shumë më shumë gjasa se të rriturit të zhvillojnë varësi ndaj marihuanës.
"Ne zbuluam se adoleshentët kanë tri herë e gjysmë më shumë gjasa të kenë çrregullime të rënda nga përdorimi i kanabisit, që në thelb është varësia nga kanabisi", tha studiuesi kryesor Will Lawn, një pedagog në psikologjinë e varësisë në Londër.
Derisa marihuana është legalizuar në shumë shtete të ShBA-së, përdorimi i saj nga adoleshentët është rritur afërsisht 20 për qind, sugjeroi një studim në Kaliforni.
Për këtë studim të fundit, Lawn dhe kolegët e tij rekrutuan 274 njerëz, duke përfshirë 76 adoleshentë (të moshës 16 dhe 17 vjeç) që përdornin marihuanë një deri në shtatë ditë në javë. Mesatarisht doli se konsumonin mesatarisht katër ditë në javë.
Të gjithë pjesëmarrësit plotësuan pyetësorët që përdoren zakonisht për të vlerësuar simptomat e problemeve të shëndetit mendor dhe përgjigjet e adoleshentëve u krahasuan me përdoruesit e rritur të marihuanës, si dhe me adoleshentët dhe të rriturit që përdornin shumë pak ose aspak.
Hetuesit zbuluan se gjysma e adoleshentëve në studim kishin gjashtë ose më shumë simptoma për çrregullim të rëndë nga përdorimi i drogës.
“Truri përshtatet me praninë e drogës ndërsa po zhvillohet, duke e bërë varësinë ndaj marihuanës si dhe ndaj substancave të tjera të varësisë më të mundshme gjatë kësaj faze të jetës”, tha Linda Richter, nënkryetare e kërkimit.
Sipas Richter, përdorimi në moshë të re është një nga parashikuesit më të fortë të zhvillimit të varësisë ndaj drogës.
Prindërit duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë rrezik të varësisë dhe të kenë një diskutim të sinqertë me adoleshentët e tyre për këtë, thanë Richter dhe Lawn.
"Shumë prindër ende besojnë se marihuana që adoleshentët përdorin sot nuk është më e dëmshme sesa marihuana që mund të kenë pirë kur ata ishin adoleshentë. Por fuqia e marihuanës është katërfishuar gjatë dy dekadave të fundit dhe përqendrimi i THC është shumë më i lartë në produktet e sotme”, tha Richter.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.