Policia në Gjermani e ka ndarë një lajm interesant me ndjekësit e tyre në Facebook.
49 minuta pasi e kishte kaluar testin dhe ishte pajisur me patentë shofer, një 18-vjeçar në rajonin e Markischer Kreis i kishte shkelur menjëherë rregullat e komunikacionit, duke bërë që policia t’ia konfiskonte dokumentin aty për aty.
Organet e rendit atje treguan se adoleshenti është kapur duke i ngarë veturës mbi shpejtësinë e lejuar, në mënyrë që t’i binte në sy pasagjerëve të tij të rinj.
Me këtë veprim atij i është revokuar patentë shoferi për katër javë dhe do t’i duhet të marrë pjesë në kurse trajnimi para se ta rimerr sërish. Përveç kësaj, shoferit të ri po ashtu i është shqiptuar edhe një gjobë komunikacioni në vlerë prej 228 eurosh.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.