Goja e madhe e një adoleshenti nga Minesota rimori rekordin botëror Guinness kur hapja e saj u mat me 10 centimetra.
Isaac Johnson e fitoi fillimisht rekordin në vitin 2019, kur hapja e gojës së 14-vjeçarit të atëhershëm ishte 9.32 centimetra, por ai e humbi rekordin nga një adoleshente nga Pensilvania, vetëm disa muaj më vonë.
Johnson tani ka rimarrë rekordin, pasi hapja e gojës së tij u mat plot 10 centimetra.
"Unë mendoj se thjesht u rrit me kalimin e kohës teksa unë u rrita. Ndoshta duke e bërë atë, duke e hapur gojën, e shtrin atë. Ndoshta edhe kjo ndihmoi," tha Johnson për KMSP-TV, transmeton Klan Kosova.
Johnson tha se ai është ftuar të shfaqet në një shfaqje televizive për mbajtësit e rekordeve botërore Guinness në Itali vitin e ardhshëm.
"Ka qenë një përvojë e mahnitshme, e paharrueshme që unë jam shumë me fat që e kam në mënyrë natyrale -- të kem një gojë të madhe nga natyra," tha Johnson.
https://www.youtube.com/watch?v=yoN9FvssC-g
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.