Ish-volejbollisti i Pejës, si dhe një prej lojtarëve më të mirë në kampionatin kosovar, Adriatik Kajtazi, është emëruar asistent-trajner i klubit të volejbollit prestigjioz zvicëran, Volley Schönenwerd.
Kajtazi ishte pjesë e Pejës, por në të kaluarën ka luajtur në Katar dhe Shqipëri, Zvicër, Maqedoni dhe vende tjera.
Në Kosovë, ai është shpallur disa herë si lojtari më i mirë në vend, teksa ka dhënë kontribut të madh në Kombëtaren e Shqipërisë ndër vite. Po ashtu, vitin e kaluar, ai ishte edhe ndihmës trajner i Kombëtares U20 të Kosovës.
Volley Schönenwerd është klub me bagazh e traditë të madhe në volejbollin zvicëran, aktiv qysh nga viti 1980.
Federata e Volejbollit të Kosovës i ka uruar fat Kajtazit në aventurën e re Kajtazit.
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.