Kryetari i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka publikuar një fotografi nga spitali i Traumës, ku vazhdon të qëndrojë i shtruar pasi mbeti i lënduar gjatë natës, teksa forcat e policisë hoqën tendën e ngritur prej tij dhe aktivistëve të tjerë.
Ai ka akuzuar Edi Ramën, ndërsa paralajmëroi se do të kthehet te sheshi posa ta përfundojë trajtimin, raporton A2CNN, transmeton Klankosova.tv
“Medalja e tretë në 1 muaj nga regjimi Edi Ramës! Më kanë kallëzuar penalisht sërish. Edhe unë do i kallëzoj kësaj here. Hajdutët nuk më trembin dot. Te sheshi më kanë pasi të dal nga spitali”, thotë Lapaj.
Pas përleshjes, policia njoftoi se ka arrestuar 4 persona dhe ka iniciuar rast për 6 të tjerë.
Ndërsa në spital janë dërguar 5 persona, mes të cilëve Lapaj, dy policë dhe dy protestues.
Përplasja erdhi pasi policia nisi të hiqte tendën e vendosur nga aktivistët e Shqipëria Bëhet pas protestës së zhvilluar gjatë ditës. /Klankosova.tv
https://klankosova.tv/policia-nderhyn-ne-mesnate-per-ti-hequr-karriget-adriatik-lapaj-dergohet-me-urgjence-ne-spital/

●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.