Lajmet e fundit

“Në asnjë moment siguria e udhëtarëve nuk ishte vënë në rrezik. Pas fluturimit të gabuar në Edinburg, menjëherë transportuam pasagjerët në Dyseldorf. Ne do t’i kushtojmë vëmendje të veçantë secilit prej tyre kur të kthehen në Britani të Madhe”, njoftoi British Airways.
Nëse gjykohet nga deklaratat e disa prej pasagjerëve, “British Airways” do të ketë goxha punë.
Sophie Cooke punon çdo javë duke fluturuar nga Londra në Dyseldorf. Ajo tregoi për BBC një pjesë të atmosferës në aeroplan.
“Piloti na informoi se po shkonim në Edinburg. Mendova se ishte shaka. Unë madje pyeta stafin e aeroplanit nëse po talleshin me kapitenin. Më pas ai na kontaktoi dhe kërkoi të ngrinim dorën ne që po fluturonim për Dyseldorf. Për gabimin e bërë e kuptoi kur të gjithë i ngritëm duart,“tha ajo.
Cooke gjithashtu shtoi se kapiteni i ekuipazhit të aeroplanit tha se nuk ishte e qartë se si ndodhi gabimi.