Udhëtarët e linjës Basel – Prishtinë, të mërkurën, u frikësuan pas aterrimit në Prishtinë.
Kjo pasi aeroplanin e tyre e goditi rrufeja.
Nga kompania “GP Aviation” i thanë Klan Kosovës se ndjejnë keqardhje për shqetësimin nga rasti, prej të cilit nuk pati të lënduar.
Një situatë të ngjashme por rrugës drejt Zvicrës e kishte përjetuar edhe një mërgimtar tjetër, ku sipas tij, kishte pasur edhe të bërtitura.
Shkaku i këtij incidenti, kompania ka njoftuar se disa fluturime janë riaranzhuar në mënyrë që të gjithë pasagjerët që kane rezervuar biletat të arrijnë në destinacionin e duhur, derisa po vlerësohet edhe dëmi në aeroplanin në Prishtinë.
https://www.youtube.com/watch?v=uzHIYyt77x0&t=12s
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.