Nga tetë sa janë gjithsej, Aeroporti i Prishtinës ‘Adem Jashari’ do të bëhet me 12 porte të imbargimit.
Zgjerimi i terminalit do të bëhet në anën jugore e veriore të atyre ekzistuese, ndërsa buxheti i paraparë për to pritet të prek shifrën prej tre milionë eurove.
Ky ndërtim synon të rrisë kapacitetin për të përballuar flukse më të mëdha udhëtarësh, e komoditet më të lartë.
Sipas të dhënave nga ky institucion, gjatë muajit maj ka pasur rritje të udhëtarëve për 7 për qind, derisa brenda një viti në këtë ambient hyjnë e dalin afro tre milionë njerëz.
https://www.youtube.com/watch?v=eFi79CrSqx0
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.