Kryeministri Albin Kurti ka lënë të kuptohet se qeveria nuk do të tërhiqet nga vendimi për ndërrimin e targave të makinave nga ato me emërtimet e vjetra të qyteteve të Kosovës që i lëshon Serbia në ato të republikës së Kosovës (RKS).
31 tetori është dita e fundit kur mund të bëhet konvertimi, përderisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian i kanë kërkuar qeverisë kosovare që të afati të shtyhet për gati një vit.
"Jam vazhdimisht në kontakt në komunikim në bashkëpunim me komandantin e KFOR-it , me ambasadorin amerikan, me State Departamentin Amerikan (Departamenti Amerikan i Shtetit). Ne nuk duam asnjëherë që t’i befasojmë aleatët, miqtë dhe partnerët tanë. Ne duam t’i befasojmë kriminelët, të cilët nuk i ndajmë në bazë të përkatësisë etnike" , tha Kurti, të martën pas pjesëmarrjes në Samitin e Ballkanit Perëndimor të organizuar në Prishtinë.
Megjithatë një jo përfundimtare nuk u tha. Kurti u bëri thirrje atyre qytetarëve që sipas tij janë pakicë e që kanë ngelur me ato targa të vjetra të veprojnë e ti ndërrojnë ato.
"Konvertoni ato targa në RKS dhe në këtë mënyrë jemi të gjithë të barabartë", shtoi Kurti.
Nga ana e tij presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, akuzoi QUINT-in se po përkrahin Kosovën në çështjen e targave.
Vuçiq, pohoi se s’di çka do të ndodh nga 1 nëntori duke shtuar se Beogradi qëndron me serbët e Kosovës, të cilët sipas tij kanë treguar se nuk dëgjojnë as Kurtin e askënd tjetër por që duan të ju respektohen të drejtat e tyre.
https://www.youtube.com/watch?v=R08QNSvA3QQ
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.