Qeveria talebane i urdhëroi të gjithë pronarët e dyqaneve në kryeqytetin afgan të mbulojnë fytyrat e kukullave reklamuese
Veçse pronaret e bizneseve po ankohen se pamja e mbuluar e manekinëve po i largon blerësit.
"Po ne duhej t'i mbulonim fytyrat sepse na kanë urdhëruar ta bëjmë këtë, dhe kjo ka ndikuar në punën tonë, sepse kur klientët vijnë në dyqanin tonë gjëja e parë që vërejnë janë fytyrat e mbuluara të manekinëve dhe ata nuk blejnë." Muslim Rahimi, pronar dyqani:
Fillimisht, talebanët kur morën pushtetin donin që kukullave reklamuese t'u pritej koka por më vonë ndërruan qëndrim dhe dekretuan urdhrin për mbulimin e fytyrave të tyre.
Ata e bazuan këtë detyrim në një interpretim të rreptë të ligjit islam që ndalon statujat dhe imazhet e formës njerëzore pasi konsiderohet se ato mund të adhuroheshin si idhuj.
Ky është një urdhër krejt i pakuptimtë edhe për një rrobaqepës të veshjeve tradicionale.
Është një sugjerim qesharak për mua, i kërkova punëtorit tim të sillte disa qese plastike dhe mbuluam kokën e manekineve me qese plastike. E di që është budallallëk, por nuk kemi zgjidhje tjetër tha Zainudin Maroof, rrobaqepës.
Pronarët e dyqaneve thonë se ekonomia ka rënë që nga marrja e pushtetit nga Talibanët dhe ndërprerja pasuese e financimit ndërkombëtar, ka zhytur të gjithë popullin në varfëri.
Veshjet e përpunuara kanë qenë gjithmonë të njohura në Afganistan për dasma, të cilat edhe para talebanëve ishin zakonisht tërheqëse.
https://www.youtube.com/watch?v=2232w2v0sxk
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.