Afrikani më i pasur në botë, Aliko Dangote, ka rrëfyer se si njëherë i kishte tërhequr 10 milionë dollarë nga banka vetëm që t'i shohë ato.
Dangote e ka thënë këtë në në një event të fondaconit Mo Ibrahim, ku ka shtuar se i kishte tërhequr 10 milionë dollarë vetëm që të vërtetohet se pasuria e tij prej 10.4 miliardë dollarësh nuk është vetëm numra të shkruar.
Ai tregon aq thjesht se si i kishte tërhequr 10 milionë dollarë - pasi që në bankë nuk kishte kufizime se sa para mund t'i tërheqësh - dhe vetëm e ka shkruar çekun, i kishte vendosur më pas në bagazhin e veturës dhe i ka marrë me vete në shtëpi.
Kur ka shku në shtëpi, i ka shikuar edhe njëherë, dhe sipas tij, i ka thënë vetes: OK, tash po besoj se kam para.
Mirëpo kur Mo Ibrahim e ka pyetur se sa para i ka për momentin në kuletë, ai i është përgjigjur që nuk e ka asnjë dollar me vete.
https://www.youtube.com/watch?v=Z2nGCjDY3TM
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.