Vendet në të gjithë Afrikën kanë raportuar më shumë se 2.6 milionë raste koronavirusesh, me një numër vdekjesh në të gjithë kontinentin mbi 60 mijë, sipas Qendrave Afrikane për Kontrollin e Sëmundjeve.
Afrika CDC raportoi 2 milionë e 623 mijë e 86 raste të përgjithshme pozitive me COVID-19 dhe 61 mijë e 954 vdekje totale, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Afrika e Jugut ka numrin më të lartë të rasteve, me 994 mijë e 911 dhe 26 mijë e 276 viktima.
Një variant i ri i koronavirusit u zbulua në Afrikën e Jugut këtë javë, duke bërë që disa vende të mbyllin kufijtë e tyre për udhëtarët nga kombi Afrikan, për shkak të shqetësimeve se varianti mund të kishte lidhje ose po aq infektiv sa një i parë i zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar, i cili duket se përhapet më lehtë sesa variantet e mëparshme të virusit.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.