Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka thënë se vaksina Oxford-AstraZeneca kundër COVID-19, është e 'sigurt dhe efektive'.
Kjo agjenci e cila bën rregullimin e ilaçeve në kuadër të Bashkimit Evropian ka thënë se do të vazhdojë t'i studiojë lidhjet e mundshme midis mpiksjeve të rralla të gjakut të shkaktuara nga vaksina, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Kjo analizë u bë pasi 13 shtete të Bashkimit Evropian e kanë ndaluar procesin e vaksinimit me këtë lloj të vaksinës.
Gjithashtu edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u ka bërë thirrjeve shteteve që të vazhdojnë me përdorimin e vaksinës.
Për t'u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.
https://klankosova.tv/disa-vende-te-be-se-pezullojne-procesin-e-vaksinimit-me-astrazeneca/
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.