Në akordin e heshtur për debllokimin e rrugëve në veri, palët u pajtuan që të maskuarit që qëndruan në barrikada për gati 3 javë të mos ndiqen penalisht nga institucionet kosovare.
Megjithëkëtë, nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës thanë se imunitet ndaj arrestimeve, për mbrojtësit ligjorë të gazetarëve nuk duhet pasur në asnjë formë, njofton Klan Kosova.
‘Maskat’ ishin nën llupën e organeve edhe për hedhjen e shok bombave e mjeteve tjera dhe lënia e tyre në liri u tha se nuk duhet shndërruar në praktikë për të kryer sulme tjera.
Një dakordim të tillë e kritikoi edhe një deputet opozitar, dikur shef policie. Rashit Qalaj i PDK-së tha se gabimisht u veprua edhe në rastet e sulmeve të vitit të kaluar.
https://www.youtube.com/watch?v=MuXt0qIwpPU
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.