Kryetari i Federatës së Xhudos, Agron Kuka, ka thënë se kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, edhe një herë e ka dëshmuar se është e jashtëzakonshme duke siguriar medaljen e artë në Lojërat Europiane “Minsk 2019”.
Ai ka thënë se Garda Nacionale e Bjellorusisë sot do ta nderojë flamurin e Kosovës për herë të parë, falë suksesit të sportisteve kosovare, transmeton Klan Kosova.
“Qëllimi jonë është që të fitojmë medalje. Sot me dy garuese ne arritëm kulmin duke u kualifikuar në finale. Para pak çastesh Majlinda na konfirmoi se është e jashtëzakonshme duke arritur medaljen e artë”.
“Për herë të parë tani në Bjellorusi do të ngrihet flamuri i Kosovës. Kjo me të vërtetë është një ngjarje historike, jo vetëm për sportin, por për të gjithë shqiptarët”.
“Në çdo garë ne synojmë medalje, pa marrë parasysh a është e bronztë, e argjendtë apo e artë. Shpresoj që edhe Nora Gjakova të stoliset me medaljen e artë”.
“Garda nacionale e Bjellorusisë sot do ta nderojë flamurin e Kosovës. Shpresoj që kjo të mos mbetet vetëm në sport”.
https://klankosova.tv/europa-mund-ta-izoloje-kosoven-por-jo-majlinden-e-arte-edhe-ne-lojerat-europiane/
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.