Trajneri Driton Kuka ka bërë të ditur e kryetari i Federatës së Xhudos, Agron Kuka, do të jetë në krye të Bordit Ekzekutiv në nivelin e Federatës Evropiane.
Kuka do të jetë anëtar i Bordit Ekzekutiv, derisa detyrë specifike do ta ketë detyrën e drejtorit sportiv.
Siç dihet xhudoja kosovare ka korrur suksese në nivelin më të lartë evropian, por që deri më tani nuk ka pasur përfaqësim në organet udhëheqëse, transmeton Klankosova.tv.
Xhudistet nga Kosova rrëmbyen tri medalje të arta olimpike në dy Olimpiada.
Më poshtë mund të gjeni postimin e plotë nga Driton Kuka:
Për mbramje të mirë …
Pas votimit të Bordit Ekzekutiv nga Kongresi i EJU !
Agroni Kryetari i Federatës sonë për herë të parë nga ndonjë Sport Olimpik do jetë pjesë e Bordit Ekzekutiv në nivelin e Federatës Evropiane!
Xhudo e Kosovës me tri të Arta Olimpike në dy Olimpiada vlerësohet në Kontinentin e Evropës e jo ndryshe!
Si gjithmonë ka pak xhudo jau prish qetësinë …
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.