Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka falënderuar qytetarët për qëndrimin nëpër vendbanimet e tyre.
Kjo pasi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar për 30 raste të reja me Covid-19 në mbarë vendin, prej të cilave asnjë rast nuk është nga Prishtina, njofton Klan Kosova.
Kujtojmë se nga data 08 shkurt deri më 18 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar gjithsej 4.366 mostra të dyshimta në virusin Covid-19 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 510 me 12 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Për t'u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.
https://klankosova.tv/30-raste-te-reja-me-koronavirus-numri-total-shkon-ne-510/
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.