Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se Komuna e Prishtinës tashmë ka porositur edhe 18,000 teste antigjen të cilat janë të shpejta dhe mund të përdoren për testim të shpejtë të grupeve më të mëdha si në shkolla e organizata.
Sipas tij, nëse gjithçka shkon në rregull, testet do të jenë gati kah fundi i javës së ardhshme, njofton Klan Kosova.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook:
Sot në treg ekzistojnë tri lloj testesh për Covid
- PCR që e detekton ADN-në e virusit (IKSHP dhe privat) i cili është më i sakti por merr shumë kohë
- serologjik apo i gjakut që detekton antitrupat në gjak - (Komuna Pr dhe privat) - detektohet vetëm në ditën e shtatë të virusit
- testet antigjen - që detekton proteinat brenda ose afër virusit - është i shpejtë dhe merret strisho e pështymës
Komuna e Prishtinës tashmë ka porositur edhe 18,000 teste antigjen të cilat janë të shpejta dhe mund të përdoren për testim të shpejtë të grupeve më të mëdha si në shkolla e organizata.
Në qoftë se gjithçka shkon në rregull, këto do të jenë gati kah fundi i javës tjetër.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.