Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmetit ka kundërshtuar sërish masat antiCOVID që i shpalosi sot kryeministri, Avdullah Hoti nëpërmjet një konference për media e të cilat priten të votohen sot nga qeveria.
Ahmeti thotë se nëse i ndërpresin testimet atëherë për pesë ditë do të kalojnë në zonën e gjelbër pasi nuk do të kenë raste pozitive, njofton Klan Kosova
"Qeveria po e merr për bazë 201,000 banorë në Prishtinë, a ka plotë njerëz në lista të IKSHP që banojnë në Prishtinë por nuk janë të regjistruar në Prishtinë. (Vetëm nga numri i nxënësve Prishtina i ka 320 - 350 mijë banorë). Kjo është me rëndësi sepse si kriter po e marrin numrin e të infektuarve për 100,000 banorë".
Reagimi i plotë i Ahmetit:
1. Në qoftë se një numër tepër i madh i të infektuarve janë zyrtar publik që punojnë në institucione publike, si ndihmon ora policore prej ores 19:00?
2. Sipas kritereve të qeverisë, në qoftë se Komuna i ndërpren testimet dhe ndalon laboratoret private në Prishtinë, atëherë për pesë ditë do të jemi në zonën e gjelbërt sepse nuk do të kemi raste pozitive.
3. Qeveria po e merr për bazë 201,000 banorë në Prishtinë, a ka plotë njerëz në lista të IKSHP që banojnë në Prishtinë por nuk janë të regjistruar në Prishtinë. (Vetëm nga numri i nxënësve Prishtina i ka 320 - 350 mijë banorë). Kjo është me rëndësi sepse si kriter po e marrin numrin e të infektuarve për 100,000 banorë.
4. Rastet pozitive si përqindje e testimeve janë të njejta në krejt Kosovën. Ky është kriteri që duhet të përdoret
#jombylljes me kritere të tilla
#jombylljes pa ndihma ekonomike
https://klankosova.tv/ahmeti-kundershton-masat-e-hotit-ne-zonen-e-gjelber-jane-vendosur-komuna-te-cilat-nuk-bejne-asnje-testim/
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.